Basha thirrje Ramës: Rishiko me urgjencë fondin në këto 3 pika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha, i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama të rishikojë menjëherë buxhetin e shtetit 2020 dhe të alokojë fonde për tre sektorë kryesorë.

Këtë thirrje kreu i PD-së e ka bërë për shkak të situatës së rëndë ku ndodhet vendi nga koronavisuri.

Në një intervistë për “News 24”, Basha tha se Rama duhet të alokojë me urgjencë fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe ekonomia.

Më tej, ai iu bëri thirrje dhe bankave të nivelit të dytë të mos përfitojnë nga kjo situatë e pezullimit të kredive për tre muaj, por të sillen me përgjegjësi.

“Thirrja që duhet të bëj sot, dua t’ju them qartë bankave të nivelit të dytë se një pjesë e mirë e stabilitetit, investitorëve, sipërmarrësve, është tasmë në dorën e tyre, ndaj iu kërkoj të sillen me përgjegjësi. Tani është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020 pa vonesa të mëtejshme. Të alokohen fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike”,-u shpreh Basha./Fjala.al/

 

Të fundit

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Lajme të tjera

Web TV