Bllokohet lëvizja drejt lumit të Shalës, qindra turistë kthehen pas në pikun e sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është dita e tretë që varkat në digën e Komanit mbeten pa lëvizur. Kjo pas aksionit të policisë të cilët kanë bërë bllokimin e rreth 38 varkave që kanë shërbyer për transportimet private të banorëve të zonës, si edhe për transportimin e turistëve në drejtim të lumit të Shalës.

Por, siç shihet edhe nga pamjet e dërguara nga banorët e zonës, turistët presin në kalatën e hidrocentralit të Komanit për të vizituar bukuritë natyrore të zonës.

Nga ana tjetër shihen edhe ushqimet të cilat kanë mbetur aty pasi varkat nuk lëvizin. Gjatë kësaj të premte mësohet se janë bllokuar edhe varkat e banorëve të cilat janë shfrytëzuar për transport personal.

Pavarësisht takimit të operatorëve turistik të kësaj zone me kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës në lidhje me këtë problematikë, ende nuk ka një zgjidhje.

Teksa është mesi i sezonit turistik, edhe banorët e zonave e kanë të pamundur të lëvizin qoftë edhe për urgjencë mjekësore, pasi e vetmja mundësi është përmes varkave. Të vetmet mjete lundruese që lëvizin janë dy tragetet që udhëtojnë në linjën Koman-Fierzë dhe anasjelltas.

Ndërkohë mësohet së një ditë më parë, qindra turistë janë kthyer pas, pa pasur mundësi të udhëtojnë drejt lumit të Shalës.

Të fundit

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

SPAK, kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic për arrestimin e...

Trump: Ajo që thotë Macron për Palestinën nuk ka rëndësi

"Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi, nuk ka peshë". Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar vendimin e presidentit francez për...

Lajme të tjera

Web TV