Pas kaosit që përfshiu në seancën e fundit Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të relaksohet në fundjavë.
Megjithatë, ai nuk ka preferuar plazhin, por ka zgjedhur të hapë zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në komunën e Lipjanit duke i hipur vetë autokombanjës. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.