Gazetari “nxjerr bllof” Berishën: Fotografia e Ahmetaj nuk është në Londër, e kam…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mero Baze ka ndarë një postim të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në llogarinë e tij, duke pretenduar se Arben Ahmetaj është në Londër dhe po feston me “çunat e partisë”.

Fotografia është publikuar dhe përgjatë ditës së djeshme në media nga gazetarët, por Mero Baze thotë se autor i asaj fotoje është vetë ai. Madje, tregon me detaje se ajo është shkrepur në vitin 2013 në një darkë te “Baruhouse” në zonën e Shallvareve.

“Kjo është foto e shkrepur nga celulari im. Për këtë arsye dhe nuk dukem. Është e prillit 2013 kur Ahmetaj u caktua kandidat për deputet në Përmet. Këta dy djemtë që duken në plan të parë janë njëri drejtori ujësjellësit Këlcyrë dhe tjetri Sekretar i Këshillit Bashkiak. Kemi qenë në një darkë tek Brauhouse tek Shallvaret.

Është e vetmja vjedhje që ja lejoj me qejf Saliut dhe shokëve të tij pasi na rregullon humorin në këtë vapë”, shkruan gazetari Mero Baze. Edhe në dukje ajo është me një kualitet shumë të dobët dhe lehtësisht e verifikueshme që nuk është aktuale.

Publikim i gazetarit Mero Baze © Credits facebook.com/merobaze2

Të fundit

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Lajme të tjera

Web TV