Beleri në burg/ Ambasadorja greke thirrje drejtësisë: Të lirohet sa më shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja greke pati sërish një thirrje për çështjen Beleri. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash.

Në fjalën e saj ambasadorja Konstandina Kamitsi tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës.

“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja.

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin.

Për të disatën herë atij i rrëzohet kërkesa për masë më të butë sigurie se sa arresti në burg.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës.

Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV