E mbylli aventurën me United pas 12 vitesh, De Gea përgatit rikthimin në La Liga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas plot 12-vitesh, Manchester United ndau rrugët me portierin David De Gea. Spanjollit nuk iu rinovua kontrata nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”, që janë fokusuar totalisht te transferimi i Andre Onanas nga radhët e Inter.

Tashmë, De Gea është i detyruar të vlerësojë opsionet e mbetura në “treg” dhe së fundmi janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat që e shohin 32-vjeçarin të rikthehet në Spanjë. Gardiani e ka nisur karrierën e tij nga LaLiga ku u promovua nga Atletico Madrid para se të transferohej në Angli te United.

Klubi që interesohet për shërbimet e spanjollit është Sevilla. Andaluzianët mund të humbasin shërbimet e Yassine Bounou pasi për këtë të fundit ka interes nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Kështu, te Sevilla si zëvendësuesin ideal të marokenit shohin De Gean.

Ishi i United ka oferta edhe nga Arabia Saudite, megjithatë preferon të qëndrojë në Europë dhe Sevilla duket destinacioni ideal. Megjithatë, së pari spanjollët duhet të mbyllin bashkëpunimin me Bounou për të tentuar më pas firmën me një ekspert si De Gea.

Të fundit

Të mirat dhe të këqijat që sjellë ndryshimi i orës!

Sot pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas...

“Dua të afrohemi”/ Si iu përgjigj Egli kërkesës së Gjestit?

Në një bisedë të sinqertë mes tyre, Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre deri më tani. Pas...

Edi Rama dhe shija e shtetit të ri

Nga Baton Haxhiu E pashë dhe e dëgjova nga fillimi në fund programin “Shqipëria 2030” dhe, për herë të parë pas një kohe të gjatë,...

A mund të ndryshojë muzika shijen e ushqimit? Ja çfarë thotë shkenca

Muzika nuk është vetëm argëtim, por ndikon edhe në mënyrën se si ushqehemi! E keni vënë re ndonjëherë se si një vakt në një restorant...

Mesazhi i Begajt për Kryepiskopin Joan: Nuk jeni vetëm në misionin tuaj

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joanit, u shpreh se Fronëzimi i Tij shënon një...

Lajme të tjera

Web TV