Qeveria e Kosovës reagon: Ja pse nuk do të jetë Kurti në takimin me Ramën ne Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të mbahet me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca sipas Kryeziut, është në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur. Kryeziu konfirmon se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.

‘Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.’- shkruan Kryeziu.

Të fundit

Horoskopi ditor, 30 Janar 2025

Dashi Të enjten mund të ndiheni veçanërisht të paduruar. Jeni mësuar të merrni vendime të shpejta dhe të filloni aventura të reja, por të enjten...

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e fundit të kësaj faze, teksa...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Lajme të tjera

Web TV