BERZH: Pas koronavirusit ringritja ekonomike në Ballkan do të jetë më e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit do të ketë një ndikim negativ në ekonomitë në rajonin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por rimëkëmbja mund të jetë e fortë pasi të frenohet përhapja e tij, sipas ekonomistëve të Bankës.

BERZH, e cila investon në 38 ekonomi në zhvillim në tre kontinente, ka filluar një paketë solidariteti emergjente me vlerë 1 miliard euro për të mbështetur kompanitë në vendet e saj që vuajnë për shkak të krizës.

Parashikimet më të hollësishme ekonomike për rajonet e BERZH do të jepen në fund të marsit.

Sipas ekonomistëve të BERZH-it, ndikimi aktual dhe i pritshëm i koronavirusit po jep efekt në furnizimin dhe kërkesën njëkohësisht.

Ndikimi final ekonomik do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë, si dhe nga reagimi i politikave nga autoritetet kombëtare dhe qeveritë në tregjet kryesore të eksportit.

Vendet janë prekur drejtpërdrejt nga masat e shëndetit publik të vendosura për të luftuar virusin, si dhe nga masat paraprake të marra nga individët.

Përpjekjet për të frenuar përhapjen do të çojnë në konsumin më të ulët të shërbimeve, siç janë restorantet, argëtimi, dhe në një farë mase transporti.

Ato gjithashtu do të ndikojnë negativisht në konsumin shtëpiak të mallrave. Për më tepër, familjet mund të shtyjnë vendimet për blerje për shkak të pasigurisë së krijuar nga pandemia.

Ndërsa ulet kërkesa, shumë firma, veçanërisht NVM, mund të pësojnë një rënie të mprehtë të të ardhurave, duke pasur probleme me likuiditetin e tyre. Firmat e lidhura me zinxhirin e ekonomisë do të regjistrojnë kufizime më të larta të likuiditetit, duke rritur rrezikun e falimentimit.

Kjo mund të lehtësohet nga sektori bankar, i cili mund të lejojë pagesa të vonuara, dhe kjo varet nga shëndeti i sektorit bankar, si dhe masat e krizës të vendosura nga autoritetet.

Lexo edhe :  VIDEO: Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët

Në një skenar më të rëndë të një krize të zgjatur, një numër ndërmarrjesh mund të zgjedhin largimin e punonjësve.

Efektet indirekte në ekonomitë e BERZH përfshijnë prishjen e zinxhirëve të furnizimit global, kërkesën e dobët të huaj, çmimet më të ulëta të naftës dhe të mallrave dhe rënie të gjerë rajonale në turizëm dhe udhëtime.

Fluksi i dërgesave në disa vende të BERZH-it mund të bjerë ndjeshëm nëse emigrantët humbasin punën e tyre ose nuk mund të udhëtojnë./Monitor/

Të fundit

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Lajme të tjera

Web TV