Stuhia e të nxehtit, meteorologia bën paralajmërimin për javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elbasani dhe Berati kanë përjetuar sot temperatura deri në 42 gradë Celcius. Kështu bëri me dije meteorologia Lajda Porja në një intervistë për Euronews Albania, e cila theksoi se jemi në javën e dytë të të nxehtit afrikan, valë kjo që nuk e kishim parë kurrë më parë si këtë vit.

Kukësi me 39 gradë Celcius mban rekord për temperaturën më të lartë në zonat malore, tha Porja.

“Parashikoj që kjo valë të qëndrojë deri në fillimin e javës tjetër, deri ditën e hënë ku temperatura shumë të larta do të përjetojë jo vetëm Shqipëria, por jugu i Italisë, Greqia, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovina, pra spostimi i valës nga Spanja, ku Spanja po merr pak frymë, tashmë epiqendra është stacionuar në Siçili, ku Siçilia dhe Italia jugore do të thyejnë rekorde historike me temperatura ekstremisht të larta.

Nga e enjtja ose e premtja do të kemi vlerat maksimale ku nuk përjashtohet 43 gradë, ose lehtësisht mbi 43 gradë,” – u shpreh Porja.

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV