Edhe i dashuri ia përmendi peshën! Bebe Rexha e nervozuar me partnerin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bebe Rexha është mjaft e komentuar për peshën e saj, madje edhe ndonjëherë e paragjykuar për shkak të pamjes së saj fizike. Ajo ka zbuluar se ky diskutim ka qenë i pashmangshëm edhe me partnerin e saj, Keyan Safyari, i cili kritikoi peshën e saj.

Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” postoi në story mesazhin nga Keyan, në të cilin kuptohet se dyshja ka pasur një zënkë.

I dashuri i Bebes shkruan se donte të ishte “i sinqertë” për pamjen e saj.

“Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda që po bënim dhe ti pyete. A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull? Hajde unë shtoj 3 kilogramë dhe ti më quan topolak dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do mua”, thuhej në mesazh.

Më tej, Safyari argumentoi se Rexha “po përpiqej të gjente arsye për t’u ndarë” me të, duke shkruar: “Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh. Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh çfarë.”

Është e paqartë nëse Rexha dhe Safyari, të cilët filluan lidhjen në vitin 2020, janë ndarë zyrtarisht, por këto mesazhe na bënë të dyshojmë për një krizë në lidhjen e tyre.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV