Bujqësia vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve/ Me 42.6% në 6-mujorin e parë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grup-mallrave me kontributin më të lartë në ekonominë kombëtare, bazuar në të dhënat e INSTAT.

Sipas tyre, ky grup ishte i vetmi që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve, me rritje 42.6 %, duke kaluar për herë të parë këtë muaj (qershor) në të dytin më të madh në vend, pas tekstileve e këpucëve, me 18.8 % të totali.

Ekspertët shprehen se, rritja e eksporteve bujqësore i adresohet politikave efikase mbështetëse që shkojnë drejtpërdrejtë tek fermerët dhe kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve dhe qasjen e një zhvillimi të ri të zinxhirit ushqimor, përmes investimeve bashkëkohore në pikat e grumbullimit.

Sektori renditet në grupin e dytë me rritjen më të madhe të eksporteve 20.7 %, edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të INSTAT.

Referuar të dhënave zyrtare, ky grup mbetet i katërti më i madh me 13 % të totalit, nga 10 % në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa trendi i rritjes për “prodhimet bujqësore, ushqimet, pijet dhe duhanin” nuk është ndalur që prej fillimit të vitit, ku në maj sektori iu rikthye rritjes së shpejtë, duke u zgjeruar me 24.6 %.

Sipas informacioneve të publikuara shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59.3 % të gjithë tregtisë ndërsa në periudhën janar–qershor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.2 %), Kina (7.6 %), Turqia (7.0 %) dhe Greqia (6.8 %).

Të fundit

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë,...

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

Nga Ben Andoni Po të shikosh me kujdes historinë e të Majtës shqiptare, formacionet e të cilës i mbijetuan më shumë zhvillimeve politike në Shqipëri,...

Zyrtarisht në verë/ Parashikimi i motit, 1 qershor 2025

E diela do te jetë një tjetër ditë me temperatura të larta në territorin Shqiptar, që në orët e para të mëngjesit. Vlerat minimale...

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk...

Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka vendosur objekte të panjohura, të ngjashme me balona ose tullumbace të bardha, mbi anijen e saj luftarake të dëmtuar, sipas...

Lajme të tjera

Web TV