Kontrolli “blic” në banesat e Ahmetajt/ SPAK jep detaje nga aksioni, çfarë u sekuestruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka dhënë njoftimin për vendimin për sekuestron e katër apartamenteve, që më parë kanë qenë në pronësi të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë:

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Të fundit

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e...

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence)...

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë...

Lajme të tjera

Web TV