Dosja Ahmetaj/ SPAK në ‘gjueti’ për personat e përfshirë në çështjen e inceneratorëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i Report Tv, Trazhëgim Sokolaj ka komentuar hetimet e SPAK për Arben Ahmetajn. Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sokolaj thotë se kontrollet që u kryen sot në banesat e Ahmetajt janë kërkuar nga SPAK që më datë 7 korrik, ndërsa sipas tij vonesa disa ditore nga parlamenti për heqjen e imunitetit të Ahmetajt ka dëmtuar qëllimin e SPAK për të bërë kontrolle më të shpejta dhe për t’i lënë më pak kohë personave për të zhdukur provat.

“Kontrollet që u kryen sot janë kërkuar nga SPAK që më datë 7 korrik. Janë kryer me 10 ditë vonesë. Këto kontrolle janë deri diku të dekonspiruara. SPAK kishte të pandehur zyrtarin më të lartë që është përballur ndonjëherë me masën e arrestit, që ka imunitet parlamentar. SPAK ishte i detyruar të kërkonte autorizim nga parlamenti. Mënyra se si u trajtua nga parlamenti dhe vonesa disa ditore ka dëmtuar qëllimin e vërtetë të veprimeve të SPAK, që synonte të bënte kontrolle më të shpejta për t’i lënë më pak kohë personave për të zhdukur provat. Duke pasur parasysh edhe kontrollin e 9 marsit ku Ahmetaj kishte fshirë përmbajtjen e një prej telefonave ku kishte komunikuar me sipërmarrësit e inceneratorëve”, tha Sokolaj.

Sokolaj thotë se dyshohet se në lidhje me këto hetime, SPAK ka nisur ‘gjuetinë’ edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë, për të cilët dyshohet se janë prerë edhe urdhër arreste të tjera. Gazetari thotë se paratë që Ahmetaj ka përfituar nga këta biznesmenët e inceneratorëve janë hedhur në emër të familjarëve të ish gruas apo bashkëjetueses së Ahmetajt.

“Bëhet fjalë për persona që janë evidentuar gjatë këtyre ditëve si pjesëmarrës në transaksionet financiare në pronat e Ahmetajt. Një nga akuzat që ka është pastrimi produkteve të veprës penale. SPAK dyshon që ka përvetësuar shuma monetare nga biznesmenët e inceneratorëve dhe këto shumë në mënyrë indirekte i ka përkthyer në llogari bankare apo pasuri që disponohen prej tij ose prej personave të tretë të lidhur me të. Ka nisur edhe një gjueti për këto persona që po flisni. I pari është Ahmetaj, për të cilin SPAK ka kërkuar masën e arrestit dhe shpalljen në kërkim, dhe krahas tij edhe personat që kanë bashkëpunuar në pjesën e pastrimit të produkteve të veprës penale me qëllim që pasuritë që dyshohet se kanë kaluar nga një grup biznesmenë përfitues të vendimmarrjeve të Ahmetaj, fillimisht kanë kaluar në dy duar dhe më pas janë hedhur në emër të familjarëve të ish gruas, apo bashkëjetueses. Një numër i këtyre personave janë larguar jashtë Shqipërisë, spak duhet të presë të paktën aftin 3-javot që polica ti kërkoj brenda Shqipërisë dhe më pas ti shpallë në kërkim ndërkombëtar”, tha gazetari.

Lexo edhe :  “Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndërkohë, gazetari Sokolaj thotë se priten godtje edhe më të mëdha se çështja e Ahmetajt.

“Nga SPAK dhe nga mentaliteti i punës që SPAK ka krijuar mbas emërimit të Dukanit besoj se duhet të presim çështje edhe më të forta se kjo e Ahmetajt. Dumani është aq kërkues ndaj vetes dhe i dedikuar ndaj punës sa është shumë e vështirë të gjesh pikën kulmore, një nxitje shumë  e fortë për të është besimi dhe respekti që ka në radhët e prokurorëve”, përfundoi ai.

Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolloi sot 7 banesat e dyshuara në pronësi të Arben Ahmetajt, ish gruas së tij Albina Mançka dhe partneres aktuale Erjola Hoxha në Tiranë dhe në Hamallaj. Gjatë kontrolleve u gjetën prova me vlerë të cilët pritet të shërbejnë në hetime. SPAK vuri në sekuestro preventive 6 pasuri të tjera, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare ne emër të Ahmetajt

Të fundit

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet....

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Lajme të tjera

Web TV