Zyrtare/ Benjamin Mendy rikthehet dhe firmos për 2 sezone me klubin francez Lorient

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi francez i Ligue 1, Lorient ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin anësor, Benjamin Mendy, i cili vjen si lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Manchester Cityn.

Pas më shumë se dy viteve burgim, burg me kusht dhe akuza të shumta për përdhunim e sulm seksual, Mendy, u la i lirë para disa ditësh nga gjykata angleze.

Vetëm disa ditë pasi u lirua nga burgu, Mendy ka vendosur t’i kthehet futbollit dhe atë në nivele të larta, pasi do të luajë në kampionin elitar francez.

Është klubi i Ligue 1, Lorient, i cili ka konfirmuar nënshkrimin me 29-vjeçarin.

“FC Lorient ka kënaqësinë të njoftojë sot nënshkrimin për dy sezone me mbrojtësin e majtë francez, Benjamin Mendy (29-vjeçar)”.

“Pasi ka bërë kontrollin tradicional mjekësor, Benjamin Mendy, kampioni i botës 2018, katër herë kampion i Premier League me Manchester City dhe kampioni francez i Ligue 1 me Monacon dhe në veçanti, vjen për të përforcuar ekipin e Lorient për këtë sezon të ri”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë,...

Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Nga ROLAND QAFOKU Ky është Urdhri mbi bazën e një dekreti special, të lëshuar nga Benito Musolini më 29 qershor 1941 për bashkimin me shtetin...

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e...

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur në gjykatë, ndërkohë që herë...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Lajme të tjera

Web TV