Holandë, ministri i Shëndetësisë humb ndjenjat në parlament, gjatë debatit mbi koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit në Holandë u rrit me 346 vetëm gjatë të mërkurës, duke shkuar në total në 2.051, me 58 të vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit. Por Ministri i Shëndetësisë, Bruno Bruins, u alivanos gjatë debatit në parlament mbi situatën e krijuar, një moment që u kap dhe nga kamerat.

Ndërsa Bruins u rrëzua përtokë, deputetët nxituan që t’i vijnë në ndihmë, por ministri e mori veten shpejt, piu pak ujë, dhe më pas u largua nga salla, pa pasur nevojë për ndonjë kontroll të mëtejshëm. Ministri 56-vjeçar, shpjegoi më vonë arsyen e humbjes së vetëdijes, duke thënë se kjo ndodhi për shkak të punës së tepërt pas disa javësh intensive.

“Tani jam më mirë. Sonte do të shkoj në shtëpi për të pushuar, që të mund të vazhdoj edhe nesër punën, për ta luftuar sa më shumë të jetë e mundur koronavirusin”-shkroi ai në Twitter. Gjatë fundjavës së shkuar, autoritetet holandeze urdhëruan mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, restoranteve dhe klubeve deri më 6 prill, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. /S.T

Të fundit

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Lajme të tjera

Web TV