Sërish dedikim për Kiarën! Ja si titullohet kënga e re e Luiz Ejllit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli, së fundmi është rikthyer me shumë bashkëpunime dhe projekte muzikore, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë baladat dhe këngët e dashurisë.

Në mesin e shumë angazhimeve dhe projekteve, jo vetëm muzikore Luiz Ejlli po punon për të sjellë një këngë të re për të gjithë fansat e tij.

“Kiara”, kështu do të jetë titulli i këngës më të re të Luiz Ejllit, këtë e ka zbuluar regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në Facebook.

Me sa duket dedikimet e Luizit për bashkëshorten e tij Kiara nuk paskan fund. Kujtojmë se Luizi ka bërë në të kaluarën disa këngë të tjera dedikuar dashurisë që ka për Kiarën, siç është kënga që realizoi brenda shtëpisë së Bog Brother Vip, “Me ty”.

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV