7 lekë më tepër/ Me zhvlerësimin e dollarit, nafta në vend vijon të shtrenjtohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të furnizuar makinën me naftë sot, shqiptarët duhet të paguajnë 179 lekë për çdo litër në pompat e kryeqytetit. Ky çmim është shtrenjtuar me tri lekë në më pak se një javë, në një kohë që dollari, valuta me të cilën blihen karburantet ka arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2008.

“Çmimet e karburanteve nuk ulen pasi kërkesa vijon të mbetet e lartë. Mund të themi kështu që faji është i konsumatorit shqiptar që vijon të shfaqë kërkesë. Në këtë situatë sigurisht që tregtarët nuk ulin çmimet e të rrudhin marzhin e tyre të fitimit.”

Mikela Qafa, pedagog ekonomie

Në tregjet ndërkombëtare nafta po tregtohet për 778 dollarë për ton. Në një kohë që dollari po shkëmbehet me vetëm me 90 lekë lekë, llogaritur akcizën dhe detyrimet e tjera që kanë një kosto prej 69 lekësh dhe TVSH-në 20 për qind e marzhin e fitimit 15 lekë, me formulën që Bordi i Transparencës përdorte, sot çmimi i një litri naftë do duhej të ishte 172 lekë.

Po shqiptarët po paguajnë 179 lekë, pra 7 lekë më tepër.
“Nën justifikimin e tregut të lirë, mes pamundësisë së institucioneve për të ndërhyrë, tregtarët po rrisin marzhet e tyre të fitimit në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV