Duket se Ariana Grande nuk mori shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e Dalton Gomez në zemrën e saj. Ndarja e këngëtares 30-vjeçare nga bashkëshorti pas dy vitesh martesë është bërë e ditur të hënën, ndonëse zërat thonë se ish-çifti kanë marrë rrugë të ndara që nga janari.
Tani sipas një raporti të TMZ, burri që i ka vjedhur zemrën është ylli në filmin Wicked, Ethan Slater. Burimet kanë konfirmuar se Ariana dhe Ethan, i cili luan Boq në adaptimin filmik të muzikalit të Broadway, së fundmi kanë nisur lidhjen.
Ethan Slater ishte i martuar me këngëtaren Lilly Jay që nga viti 2018 dhe ata patën një djalë vitin e kaluar. Sipas TMZ Slater dhe Grande filluan të takoheshin pas ndarjes së tij nga Lilly Jay.