Ky është ushqimi që ndihmon në uljen e presionit të gjakut në zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosi nuk është vetëm një rojtar i zorrëve, falë probiotikëve të vlefshëm, por edhe i zemrës së pacientëve me hipertension, pohon një studim i fundit nga Universitetet e Maine dhe Australisë Jugore.

Studimi Longitudinal Maine-Syracuse (MSLS), i botuar në International Dairy Journal, zbuloi se konsumi i qumështit lidhet me vlerat e reduktuara të presionit të gjakut dhe për këtë arsye është një ndërhyrje potencialisht e fuqishme në trajtimin e hipertensionit, një faktor rreziku në rritje për sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjes në botë, si dhe shkaku për sulm në zemër dhe diabet.

Ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat ndërseksionale nga 915 të rritur me një moshë mesatare 62.1 vjeç nga studimi MSLS, 62% e të cilëve ishin hipertensivë me vlera të presionit të gjakut 140/90 mmHg.

Përfundimet treguan se konsumimi i kosit u shoqërua me një ulje modeste, por statistikisht të rëndësishme të vlerave të presionit sistolik të gjakut te pacientët me hipertension, efekt që nuk u vu re te pjesëmarrësit me vlera normale. Vihet re se gjetjet kanë marrë parasysh edhe faktorët që mund të ndikojnë në rezultatet si mosha, gjinia, niveli arsimor, diabeti, indeksi i masës trupore, nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, ushtrimet fizike dhe variabla të tjera që lidhen me të ushqyerit.

Studimet e mëparshme nga ekipi MSLS kanë gjetur efekte pozitive të dietës mesdhetare në funksionin njohës dhe presionin më të ulët të gjakut sesa produktet e tjera të qumështit, te njerëzit pa histori të goditjes dhe sëmundjeve të veshkave.

Të fundit

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Lajme të tjera

Web TV