“Rimëkëmben” valutat e huaja/ I rikthehen rritjes, një euro këmbehet me 101 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi prekën nivelet më të ulëta javën e kaluar, valutat i janë rikthyer rritjes këtë javë. Monedha europiane këmbehet sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për 101 lekë të hënën.

Në raport me ditën e premte rritja është e papërfillshme me vetëm 0.1 pikë, duke qëndruar sërish në kuotat më të ulëta historike në tregun e këmbimit valutor vendas.

Edhe dollari amerikan ka bërë kthesë duke rifituar pikë ndaj lekut. Ai u ngjit të hënën në nivelin e 91.9 lekëve, por humbjet kanë qenë të mëdha për dollarin përgjatë pjesës së parë të vitit. Në raport me fillimin e janarit, valuta është zhvlerësuar me 20.6 pikë kundrejt lekut.

Paundi britanik po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend në rritje këtë fillim jave dhe këmbehet për 117 lekë. Megjithatë prej fillimit të vitit sterlina është nënçmuar me më shumë se 13 lekë.

Të fundit

Berisha “gardh” me truproja, nga kush trembet ish-kryeministri?

E ka cilësuar si protestën më të madhe opozitare, por në fakt grupi më i madh që u vu...

“Një vit më parë fola në protestë si i burgosur”/Berisha:PD bëri të pamundurat të mundura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kujtoi protestën e 20 shkurtit 2024 gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet mbrëmjen e sotme...

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, dy efektivë të dëmtuar (Foto/Video)

Opozita prej më shumë se një ore po proteston para Kryeministrisë. Aktualisht e ka marrë fjalën kreu i PD Sali Berisha. Por disa të rinj...

Berisha ngjitet në podium, protestuesit hedhin kapsolle e tymuese drejt Kryeministrisë

Kreu i PD Sali Berisha është ngjitur në podium, për të mbajtur fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike. Në momentin që Berisha është...

“Opozita e mundi Bashën, e mbaroi misionin e saj”, Gazetari: Protesta është e plogësht

Gazetari Flogert Muça ka komentuar protestën e opozitës, si të vakët, pasi ka kaluar orari i nisjes dhe shumë pak protestues janë mbledhur. Në një...

Lajme të tjera

Web TV