A kanë turp deputetët e PD-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në krye të erës, sherrnaja në PD u manifestua si një betejë për karrigen. Përveç qëndrimit politik shumë të fuqishëm të zotit Basha, që kulmoi me largimin nga grupi parlamentar të zotit Berisha, gjithçka tjetër nga ana e protagonistëve ka qenë kalkulim i ngushtë dhe pazar i rëndomtë për karrigen e deputetit. Asgjë politike nuk ka pasur aty.

Në këtë konflikt, mes të tjerash, PD-ja tregoi se është një parti pa mendim politik, ndërsa shumica e deputetëve të saj, siç po tregojnë edhe në këto ditë të nxehta korriku, janë figura qesharake, të cilët, më shumë se sa idetë, artikulojnë llogje pazari; më shumë se sa përfaqësues të popullit, shfaqen si skllevër të padronëve. Kur u është dashur të flasin, ata kanë heshtur; kur u është kërkuar të marrin vendime, ata kanë ngritur dorën në anën e atij që kanë menduar si më të fortin. Për sa kohë kanë menduar se Lulzim Basha është më i fortë, kanë qenë në anën e tij.

I shihje të ishin edhe më të egër se vetë ai në përballjen me zotin Berisha. Pas largimit të Bashës dhe mungesës së gjatë në PD, çuditërisht, ata që ishin më të zellshmit, u shndërruan në më të egërit kundër tij. Në vend që largimi i tij t’u kishte shërbyer për të promovuar veten dhe për të artikuluar disa teza përtej Bashës dhe Berishës, se si PD mund të dilte nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet, ata nxituan të futeshin ‘në pazar’ me vetë Problemin e madh dhe arsyen e konfliktit në PD, zotin Berisha, duke e tradhëtuar kauzën të cilën kishin mbrojtur prej një viti e gjysmë dhe duke i lënë rrugëve njerëzit që i kishin besuar dhe ndjekur.

Lexo edhe :  Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Si është i mundur një metamorfizim i tillë? Si mund të besohen njerëzit që nuk shfaqin asnjë princim elementar të moralit dhe të besueshmërisë? Nuk e kam fjalën për raportin e tyre me zotin Basha, sepse për mua kjo është gjëja e fundit që ka rëndësi në këtë rast. Raportet individuale janë të dyanshme dhe, nëse ato janë prishur, faji nuk mund të kërkohet vetëm në njërën anë, por tek të dy palët. E kam fjalën për raportin me veten, me të vërtetën dhe me koherencën e qëndrimeve publike. A kanë turp këta njerëz? A mbajnë përgjegjësi në mbrëmje për ato që thonë në mëngjes dhe a skuqen në drekë për ato që kanë artikuluar një ditë më parë? Është e pamundur të vijohet me shprehjen e dalë boje që “në politik nuk ka moral”. Është kjo mungesë morali që e ka çuar politikën shqiptare në këtë gjendje, ashtu siç është kjo brerje e madhe e vlerave morale ajo që e ka çuar shoqërinë tonë në depresion të thellë.

Edhe ky konflikt i fundit i disa deputetëve të PD-së, në gjykimin tim, po tregon mungesën e qëndrimeve politike dhe të vlerave morale në raport me të drejtën dhe të vërtetën. Të joshur nga premtimet e zotit Berisha, ata thjesht po bëjnë “lojën” e tyre sipas parimit “në politik gjithçka është e lejuar”. Të nxitur nga shpëtimi i karriges dhe i mandatit të deputetit në 2025, ata po humbasin fytyrën dhe besueshmërinë në raport me publikun dhe të vërtetën. Fundja, nuk janë as të parët, as të fundit. Por si të gjithë të mëparshmit, janë të destinuar të harrohen shpejt. Vetëm besnikëria ndaj së vërtetës dhe së drejtës jeton gjatë, çdo gjë tjetër venitet, mbulohet nga turpi dhe harresa.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV