“Katastrofë ekonomike”/ Shoqatat e eksportuesve: Rënia e euros po na falimenton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqatat e biznesit janë mbledhur sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke shprehur shqetësimin për efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre.

Ata kanë paralajmëruar falimente dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe janë treguar mjaft të ashpër në gjuhën ndaj institucioneve, teksa shtuan se bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e ekzistencës së tyre.

“Tashmë pasojat tepër të renda nga mbiçmimi I lekut me kursin e këmbimit po shfaqin efektet e para. Në tërësi në ekonomi, humbje dyshifrore prej disa muajsh radhazi po japin efekte drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve, që të ardhurat I kanë nga remitancat, jo pak nga ata që I kanë kredi për shtëpi në euro”, tha Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve.

Ai shtoi se specifikisht për bizneset eksportuese është I garantuar falimenti.

“Gjatë kësaj periudhe bizneset, sidomos ato eksportuese kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet me aktorët institucionalë për zgjidhjet. Por është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi I kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë.

Deklaroj se është konstatuar se mjerisht ekspertë, këshilltarë ekonomikë të institucioneve qendrore e publike në të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar dhe pashpjegueshëm të lekut nuk kanë vetëdije tëplotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë.

Këto stafe që këshillojnë ekonominë është fakt që efektivisht po e çkëshillojnë atë, për shkak të mos njohjes së ekonomisë reale, por edhe papërgjegjshmërisë që ato kanë.

Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase ne Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë, çfarë projeksioni dhe perspektivë ka kjo çështje.

Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga banka e Shqipërisë.

Bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e tjera dhe qytetarët ushtrojnë aktivitet ekonomik dhe financiar në ambient të pasigurt.

Pas disa takimeve të pafrytshme me institucionet , jemi këtu sot për të deklaruar publikisht se bizneset eksportuese por edhe ato prodhuese janë në limitet e rezistencës ekonomike e financiare të tyre. Po ashtu janë prodhuar dëme, pasojat e të cilave do të ndihen në muajt në vijim, por nëse zgjidhja e situatës nuk do të bëhet menjëherë pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale do të jeën shumë të renda dhe buxheti I shtetit dhe ekonomia në tërësi do të ballafaqohet për ti kompensuar me buxhete shumë të të larta se sa ato që kërkon zgjidhja të menjëhershme”, tha Zusi.

Përfaqësuesi i fasonëve  Edvin Premçi tha se humbjet mujore të fasonëve janë mbi 9 milionë euro vetëm nga kursi i këmbimit.

“Nëse e marrim sektoriale unë jam përfaqësues i fasonëve, aktualisht humbja mujore është mbi 9 milionë euro vetëm nga kursi i këmbimit”.

Lexo edhe :  Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

“Industria më e prekur është ajo e bimëve mjekësore, pasi 100% te kostot e prodhimit I ka në lekë, ndërsa blerjen e lëndëve të para, shpenzimet operative, shitjet në euro e dollarë dhe pasojat janë që çdo kompani bën nga 20 milionë dollarë/ euro në muaj, llogariten 17-20% humbje.

Ne kishin shumë negociata para zgjedhjeve me Ministren e Financave, guvernatorin e BSH dhe me një serë dikastere të tjera, por pas zgjedhjeve nuk ka një reagim të duhur. I bëjmë thirrje qeverisë se nëse nuk do të përcaktojë një kurs fiks, në bazë të rregullave do të kërkojmë lejë dhe së shpejti do zbresim para kryeministrisë në protestë vetëm për të kërkuar, që duhet të ulur në bazë të Kushtetutës edhe guvernatori edhe qeveria dhe mos na lenë në dorën e renies së lirë”, deklaroi përfaqësuesi i shoqatës të bimëve mjekësore.

Po cila është zgjidhja?

Zgjidhja sipas Alban Zusit, është që sektori prodhues të kthehet në biznes planin e vetë, që do të thotë të kompensohen të ardhurat e tyre në masën e 15%.

“Zgjidhja është vetëm një, i gjithë sektori prodhueës dhe eksportues duket të kthehet në normalitetin e biznesplanit të vetë. Çdo njëri që sot ndihet i kërcënuar për shkak të euros, qoftë ata që prodhojnë dhe tregotjnë brenda vendit por kanë konkurencë drejtpërdrejtë nga produktet e importit, qoftë ne të cilët ekspozohemi drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare, ne kemi vetëm një problem: kemi bërë biznesplan në bazë të kosotove të lendëve të para, në bazë të çmimit të punës, mbi bazën e taksave, por nuk kemi bërë biznesplan mbi bazën e euros, ose e kemi konsideruar atë në nivele të ulëta të ndryshimit, 0.5-1 % në vit, ja dhe 2%, por nuk ka asnjëllojë biznes plani që mund t’i rezistojë 13-14% zhvlerësim të menjëhershëm, 17% zhvlerësim të menjëhershëm.

Kështu që zgjidhja është bizneset të rikthehen në binznesplanet e tyre, që do të thotë të ardhurat e tyre duhen kompensuar së paku në nivelin e 15%, për tu normalizuar situata dhe për të dhënë hapësirë ngë harkun e 6 muajve për të gjetur zgjidhje. Kjo do të thotë që ai suficit i krijuar në buxhetin e shtetit, pra ato të ardhura të marra në mënyrë të paplanifikuar në buxhetin e shtetit të përdoren pikërisht për të kompensuar të ardhurat e munguara të këtyre bizneseve”, propozoi Zusi.

Euro ka shënuar një rënie të ndjeshme vitet e fundit, por më e fortë ka qenë tkurrja këtë vit. Aktualisht një euro këmbehet afër nivelit të 100 lekëve, që është niveli historik më i ulët që kur euro doli si monedhë fizike në vitin 2002. Në krahasim me fillimin e vitit, kur këmbehej me 117.5 lekë euro ka rënë me 14.4%.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar vazhdimisht se rënia e euros lidhet me përmirësimin e ekonomisë dhe shtimin e turizmit në vend.

Megjithatë, euro ka qenë në një tendencë nënçmuese prej disa vitesh, e ndikuar dhe nga flukset informale të hyrjes së valutës në vend, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme në kryeqytet dhe bregdet./Monitor

Të fundit

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Lajme të tjera

Web TV