Studentët japin paralajmërimin e radhës: Në tetor s’do hyjmë në auditore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar se nuk do të hyjnë në auditore në muajin tetor, nëse do të kushtëzohen me diplomat.

Mesazhi i tyre u përcoll pasi përfaqësues të studentëve të Mjekësisë, zhvilluan një takim me presidentin Bajram Begaj, ku kanë kërkuar mosdekretimin e ligjit për kushtëzimin e diplomave.

Studentët thanë se kanë paraqitur tek kreu i shtetit zgjidhjet e tyre, dhe presin nga ai që të marrë një vendim në përputhje me Kushtetutën.

“Sigurisht ne i shprehëm shqetësimet tona, presidenti na dëgjoi bashkë me këshilltarët e tij. Shprehu edhe ai qëndrimin e tij, ku do të shqyrtojë këtë projektligji, tashmë ligj dhe do të pritet se si do të jetë reagimi.

Ne shkuam në takim si një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë. Çfarë qëndrimi do të mbahet, nuk mund të flasim në këtë moment. Në tetor nuk hyjmë në auditore”, u shpreh njëra prej studenteve.

“Ideja është se kërkesa që ne kemi bërë për presidentin, mikpritja ka qenë shumë pozitive. Përqasja ishte pozitive. Presidenti na dëgjoi me vëmendje, të gjitha problematikat tona. Kemi dhënë zgjedhjet tona dhe presim një përgjigje nga presidenti për të mos dekretuar ligjin. Ai tha që gjithçka do të jetë e bazuar në Kushtetutë dhe në sugjerimet tona”, u shpreh një tjetër student.

Pak ditë më parë, Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin që i detyron studentët e Mjekësisë të punojnë në Shqipëri pesë vite pas diplomimit.

Të fundit

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Lajme të tjera

Web TV