Turizmi arrin rekord, 3.4 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri në 6 muaj, rritje 33%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i turizmit po përjeton në 2023-n vitin më të mirë historik deri tani.

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bënë të ditur se për 6 muajt e parë në vend kanë hyrë rreth 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në qershor në vend hynë pak mbi 1 milionë të huaj, ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këto janë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë, si për 6 mujorin ashtu dhe për muajin qershor.

INSTAT raportoi se “Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2023, janë 1.581.731.

Ky tregues rezulton me një rritje 16,3%, krahasuar me Qershor 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023, janë 1.490.810, duke shënuar një rritje me 18,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 574.698. Ky numër është rritur me 18,9%, krahasuar me Qershor 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15,0%, krahasuar me Qershor 2022.

Gjatë gjashtëmujorit të 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022” vlerëson INSTAT.

Operatorët turistikë pohojnë se ky është viti më i mirë turistik i Shqipërisë duke lënë pas vitin e kaluar që ishte një tjetër rekord për numrin e vizitorëve.

Lexo edhe :  Fillon shpërndarja e bonusit të pranverës/ Afati i fundit për pensionistët

Pjesa më e madhe e turistëve i takojnë Europës dhe janë individualë ku përpos si efekt i promovimit të Shqipërisë si detinacion e përzgjedhin edhe me idenë e çmimeve më ekonomike.

Turizmi i organizuar kryesisht në Durrës dominohet nga polakët, çekët por edhe nordikët. Për herë të parë turizëm të organizuar në këtë rajon ka edhe nga Spanja. Ndërkohë përgjatë bregdetit interes në rritje kanë pasur turistët italianë, spanjollë, anglezë me një tendencë të shifrave në rritje.

Sipas INSTAT në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.

Në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

 për qëllime personale me 14,6%;

 për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 12,8%;

 për biznes dhe qëllime profesionale me 59,0% (tab.3)

 

Daljet e shtetasve

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023 janë 576.383. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 15,5%.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2023, janë 914.427. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 19,7%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV