Këshilli Kombëtar i PD vendos të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, pasi e konsideron procesin antistatutor dhe fars.

Mësohet se prezent në mbledhje kanë qenë 245 anëtarë. Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar vendos ndryshimin e rendit të Ditës:

Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.
Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.
Më herët, gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se mbledhja do të zhvillohet online dhe do të diskutohet për postin e kreut të kësaj force politike.

“Mbledhja do të zhvillohet online. Në Kryesinë e Kuvendit kanë ardhur dy deputetë, Xhelal Mzziu dhe Bledion Nallbati, të cilët do të jenë së bashku me Gazment Bardhin në këtë mbledhje. Është një mbledhje e cila është fokusuar totalisht te posti i kryetarit të PD, ndërkohqë që zhvillohet edhe në kuadër të një përplasjeje të vazhdueshme mes dy grupeve. Ditën e sotme, ky grup do të tentojë që të ketë një pjesëmarrje më të lartë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sa i përket rendit të ditës, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të diskutojnë dhe do të marrin vendime për aktet që ka bërë PD, grupi Basha për rizgjedhjen e tij“, raportoi gazetarja Shevroja.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV