Koronavirusi/Ja si t’i paguani faturat e energjisë online në e-Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga shqetësimet e shumta të qytetarëve në këto ditë karantine mbetet pagesa e faturave të energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerim në mospagesën e energjisë elektrike.

Të gjithë qytetarët mund t’i paguajnë faturat pa qenë nevoja të dalin nga shtëpia. Pagesa bëhet lehtësisht në e-Albania, një shërbim ky që ekziston prej kohësh në portal.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) sqaron për “Monitor” procedurat që duhet të zbatojnë qytetarët dhe biznesi për pagesat e dritave pa dalë nga shtëpia. AKSHI thekson se pagesa nga shtëpia mund të kryhet me çfarëdo lloj karte debiti apo krediti që disponohet.

AKSHI sqaron se shërbimi online për pagesat e dritave mundësohet online vetëm duke vendosur numrin e kartës të debitit apo kreditit, të çdolloj banke që disponohet, pa pasur shërbimin “home banking”.

“Konkretisht, qytetari apo biznesi hyn në platformen e-Albania duke u identifikuar si qytetar ose si bzines. Qytetari apo biznesi mund të printojë faturën e muajit të kaluar të energjisë elektrike si dhe mund ta paguajë atë direkt përmes kartave të debitit ose të kreditit.

Procedura në e-Albania të mundëson të gjenerosh edhe faturat e energjisë elektrike të papaguara bashkë me kamatvonesat, pa qenë nevoja të paraqiteni në sportele, në zbatim të masave kundër COVID-19”, shpjegon AKSHI.

Procedura e plotë për pagesën e energjisë elektrike në e-Albania;

Dokumentacioni i nevojshëm

– Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike, i nevojshëm për t’u identifikuar si qytetar në portalin e-Albania;

– NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;

– Vendosni kodin e klientit dhe klikoni butonin “Afisho”;

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 7 mars 2025

– Klikoni butonin “Fatura” në qoftë se dëshironi të gjeneroni faturën. Faturën mund ta printoni ose ta ruani në formatin “PDF”.

– Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën;

Sa përdoren kartat bankare dhe të kreditit në Shqipëri

Ndërsa këshillohet që qytetarët të kufizojnë daljet nga shtëpia, në vend kategoria e pensionistëve që janë edhe shtresa më korrekte me pagesat e dritave dhe ujit janë të familjarizuar për t’i kryer ato në sportele.

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Shqipëria kishte 44 karta krediti për 1,000 banorë në vitin 2018. Ndonëse ka ardhur në rritje në raport me vitet e mëparshme (treguesi ishte 28 në 2013-n), sërish kemi përdorimin më të ulët të tyre në Europë.

Nivel të ulët kanë dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Mali i Zi (64), Kosova me 131 karta për 1000 banorë, që gjithsesi është tre herë më i lartë sesa i joni, Bosnja (140).

Më mirë në rajon janë Maqedonia (214) dhe Serbia (202).

Në shtetet e Europës Perëndimore, karta e kreditit është një mjet i zakonshëm pagese, ku çdo i rritur e zotëron një të tillë. Rekordin në Europë e mban Norvegjia, me 1,592 karta për 1,000 banorë, pra mesatarisht çdo banor ka më shumë se një kartë, e ndjekur nga Spanja (1,287), Suedia (1,062).

Po ashtu sipas të dhënave zyrtare të Bankës të Shqipërisë për vitin 2018 pati një rritje me 4.46% e emetimit të kartave të debitit dhe me 9.47% e kartave të kreditit. Gjithashtu, përdorimi në treg i kartave me funksion paraje elektronike ka paraqitur ritme të shpejta rritëse, gjatë vitit përkatësisht, me 24.67%, krahësuar me një vit më parë./Monitor/

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV