“Po na fut në konflikt me NATO-n”/ Vuçiç akuza Kurtit: SHBA më dërgoi mesazh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi për mediat në Beograd se dëshira e Kryeministt të Kosovës Albin Kurti është që të fusë Serbinë në një konflikt me NATO-n.

Vuçiç deklaroi se ka folur në Telefon me Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan dhe se i përket vendimit të Ankarasë për ti dhënë drone Bajraktar Kosovës. Presidenti Serb deklaroi se ka shprehur shqetësimin e tij mbi ktë gjë dhe tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me të drejtën publike ndërkombëtare dhe rezoluten 12 44 te Kombeve te Bashkuara.

“Veprimi i Turqisë bie ndesh me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Populli i NATO-s e di këtë gjë, Stoltenberg e di këtë gjë dhe të gjithë të tjerët e dinë.  Kam biseduar me Presidentin Turk, ai më tha që së shpejti do të jetë në Serbi dhe do të kemi mundësi që të diskutojmë më tepër.”

Presidenti i Serbisë komentoi sërish vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata Aleksandar Vulin, Drejtorin e Agjensisë për Siguri dhe Informacion në Serbi. Vuçiç deklaroi se kjo lëvizje e Uashingtonit është një lloj mesazhi për atë vetë.

“A është ky një mesazh për mua? Sigurisht që është! Nuk kam asnjë llojë dyshimi, por çfarë duhet të bëj unë?  A duhet të gjunjëzohem në mënyrë që të qëndroj në pushtet edhe për tre apo katër muaj më gjatë?”

Aleksandër Vucic deklaroi se Serbia nuk qeveriset nga Amerikanet pavaresisht respektit qe vendi ka per Uashingtoni. Presidenti Serb deklaroi se Beogradi Zyrtar e sheh ameriken si një superfuqi ashtu sic sheh edhe Kinen, Rusine dhe Europën.

Të fundit

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV