Arda Guler pëson dëmtim serioz në stërvitje, mesfushori turk kthehet në Madrid para kohe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid është duke zhvilluar në Amerikë fazën përgatitore në vigjilje të sezonit të ri. Madrilen kanë në program disa miqësore ndërsa trajneri Carlo Ancelotti gjen mundësinë për të vëzhguar nga afër blerjet e kësaj merkato dhe mënyrën se si mund t’i integrojë ata në mekanizmat e “Los Blancos”.

Një nga për të cilët ka më shumë kuriozitet është Arda Guler, talenti turk që u transferua nga Fenerbahce në klubin spanjoll për shifrën e 20 milionë eurove. Shenjat e para janë shumë pozitive, por së fundmi duket sikur fantazistin e “kanë marrë mësysh” pasi Guler ka dëmtuar meniskun e gjurit të djathtë dhe është detyruar të rikthehet para kohe në Madrid për të vijuar në kryeqytetin e Spanjës fazën e rikuperimit.

Një lajm i keq duke qenë se dëmtimet në gju janë gjithnjë delikate dhe lënë shenja në karrierën e një futbollisti, edhe pse te Reali besojnë se Guler do të jetë shumë shpejt gati për t’u rikthyer rregullisht nën urdhrat e trajnerit Ancelotti për startin e sezonit të ri.

Të fundit

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane,...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

Lajme të tjera

Web TV