Parisi bëhet gati, fillon numërimin mbrapsht për Lojërat Olimpike Verore 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpara Kullës Eifel është vendosur një orë, që numëron mbrapsht deri tek çelja e Lojërave Olimpike Verore të Parisit. Unazat olimpike janë vendosur tashmë para bashkisë. Lojërat Olimpike Verore 2024 do të fillojnë pas një viti në kryeqytetin francez dhe përgatitjet janë duke ecur mirë.

Organizatorët kryen kohët e fundit një provë teknike për ceremoninë e hapjes në lumin e Senës. Tridhjetë e nëntë varka, të cilat do të transportojnë atletët vitin e ardhshëm, morën pjesë në provat teknike. Ishte misioni i parë i madh logjistik për të lundruar në pjesën prej gjashtë kilometrash të lumit dhe për të zgjidhur problemet që mund të dalin. Të paktën 600,000 njerëz pritet të shikojnë ceremoninë nga brigjet e lumit.

“Mësuam se teknikisht është e realizueshme. Kontrolluam shpejtësinë dhe distancat mes varkave, për t’u siguruar që televizori të jetë në gjendje të transmetojë në kushte shumë të mira ceremonitë e hapjes. Kemi ende për të bërë prova të tjera, për skenarë të ndryshmëm, nëse do të ketë ndonjë problem me varkat, apo ndonjë gjë tjetër e paparashikuar në ditën e ceremonisë së hapjes”, thotë Tony Estanguet, shefi i Lojrave Olimpike të Parisit 2024.

Shefi i Policisë së Parisit, Laurent Nunez, thotë se ngjarja do të jetë e sigurt.

“Ne do të kemi një sistem të jashtëzakonshëm sigurie me një numër të madh forcash. Do të mobilizohen dhjetëra mijëra forca për të siguruar ceremoninë në lumë dhe veçanërisht përgjatë brigjeve. Do të ketë një perimetër mbrojtjeje. Vetëm ata që kanë lidhje me ceremoninë do të pranohen. Të gjithë do të kontrollohen”.

Sipas një raporti të Asamblesë Kombëtare Franceze, më shumë se 13 milionë njerëz pritet të shkojnë në Lojërat Olimpike të Parisit. Organizatorët po sigurohen që infrastruktura e qytetit të jetë në gjendje të përballojë një rritje të tillë të vizitorëve. Hotelet, restorantet dhe dyqanet në kryeqytetin francez pritet të përfitojnë ekonomikisht nga ngjarja. Sipas Qendrës Franceze të Drejtësisë dhe Ekonomisë Sportive turizmi i lidhur me Lojërat Olimpike mund të sjellë nga 1.6 deri 3.9 miliardë dollarë.

Lexo edhe :  La Liga heq regjistrimin e Joan Garcias tek Barcelona, ja arsyeja

Kapaciteti i transportit publik do të rritet me 15%, dhe një linjë metroje do të zgjatet deri në aeroportin Orly. Për transportin në aeroport pritet të ketë edhe taksi fluturuese. Kompania gjermane Volocity bashkëpunoi me autoritetet franceze për të vënë në dispozicion Volokopterin e saj në pesë linja, duke përfshirë një mes aeroportit Charles de Gaulle dhe fshatit Olimpik. Muajin e kaluar, policia franceze kontrolloi selinë e organizatorëve të Lojrave Olimpike në Paris, si pjesë e hetimeve për korrupsion në kontratat e lidhura me Lojërat.

Është hera e tretë radhazi që akuzat për ryshfet vazhdojnë në Lojërat Olimpike Verore. Lojërat Olimpike Verore të Parisit do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht të vitit 2024.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV