Natyra apo njeriu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edmond Dragoti/

Normalisht duhet të ishte “natyra dhe njeriu”, por situata e pandemisë botërore të Covid-19 imponon një përballje të natyrës me njeriun. Me sa duket, zhvillimi i shoqërisë njerëzore ka devijuar, nuk ka ecur në drejtimin e duhur ose më keq, i është kundërvënë natyrës. Dhe beteja ka nisur.

Fuqia e goditjes së virusit SARSCoV2, shpejtësia dhe madhësia e përhapjes së tij, befasia dhe fshehtësia e prekjes së organizmit njerëzor e bën atë virusin më të rrezikshëm dhe të paparashikuar që ka njohur shoqëria njerëzore. Dhe goditja e tij është me efekte të shumëfishta tek ne, jo vetëm biologjike, por po aq edhe psikologjike, madje edhe ekonomike e më tej. Shumë më tepër ai po ndikon dhe do të ndryshojë edhe mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën e jetesës, kulturën e sjelljes dhe gjithë drejtimin e zhvillimit shoqëror. Në gjithë botën, por edhe në vendin tonë të vogël.

Sot, për herë të parë, të pasurit nuk kanë mundësi mbijetese më tepër se të varfërit: të paktën, njëlloj si gjithë shtresat e shoqërisë, ata mund të marrin vetëm shërbimin shëndetsor publik, pa privilegje të tjera. Njerëzit e pushtetshëm në politikë, biznes, administratë e kudo janë vetëizoluar dhe frikësuar po aq sa qytetarët e thjeshtë, dhe ndoshta me probleme më të mëdha psikologjike.

Zgjatja e pandemisë do të sjellë efekte të drejtpërdrejta në qëndrimet dhe sjelljet e shoqërisë sonë, duke plotësuar dhe konsoliduar tendencat e zhvillimit të teknologjisë së sotme. Kështu, komunikimi virtual do të marrë përparësi, dhe veçanërisht shkëmbimet emocionale dhe ato ndërpersonale. Takimet në kafe, komunikimi joverbal, intimiteti ballë për ballë dhe madje riprodhimi njerëzor do të formalizohen në nivelet teknologjike dhe virtuale, joreale. Individi dhe individualizmi do të dominojnë tendencat e zhvillimit të shoqërisë, duke zëvendësuar sjelljen komunitare dhe kolektivitetin. Po aq, edhe egoizmi do të ketë përparësi në raport me solidaritetin dhe altruizmin njerëzor, veç rasteve të rrezikut të përbashkët, kur individët kanë nevojë të bashkojnë interesat për ta përballuar.

Lexo edhe :  "Katër mendime mbi kthesën luftarake të Trump ndaj Iranit"

Ne do të prekemi më pak nga kjo përmbysje e përbotshme. Sepse jemi vend i pazhvilluar dhe kush zhvillohet më shpejt, konsumohet po aq shpejt. Sepse jemi të vegjël dhe dëmtohemi më pak, edhe nga rreziqe të tilla pandemike. Vogëlsia shpesh të privon nga zhvillimi, por të ruan nga dëmtimi dhe zhdukja. Prandaj edhe kultura jonë reagon më ngadalë ndaj ndryshimeve. Dhe ne jemi dhe do vazhdojmë të jemi më pak të zhvilluar, por më pranë natyrës.

Ndoshta ky është një mesazh i natyrës, që shoqëria njerëzore të mos e tejkalojë oreksin e nevojave të veta, por të funksionojë për veten brenda në mjedisin natyror!

Të fundit

Parashikimi i motit. 21 Qershor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët...

Netanyahu po përdor “të drejtat” e grave myslimane për të justifikuar luftën

Mona Eltahawy* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përmendur bilancin mizor të regjimit iranian mbi të drejtat e grave për të justifikuar luftën po aq mizore...

Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga...

Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e ministrit të Jashtëm të Iranit, pas takimit të këtij të fundit me...

Katër vendet apel BE-së: Rusia po paraqet rrezik, rrisni mbështetjen në linjën e Baltikut

Kryeministrat e Estonisë, Letonisë dhe Polonisë dhe presidenti i Lituanisë u kanë dërguar një letër të hapur drejtuesve të BE-së duke bërë thirrje për...

Lajme të tjera

Web TV