Tre mënyra si çokollata e zezë ju ndihmon të bini nga pesha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë flavonoidëve, katekinës dhe ploifenolëve, çokollata e zezë konsiderohet si një produkt i shëndetshëm.

Në fakt, konsumimi i saj lidhet më një numër të lartë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu përmirësimin e funksioneve të zemrës, reduktimin e inflamacionit si dhe nxitjen e trurit.

Falë statusit që mban si një super ushqim, shumë njerëz mendojnë se çokollata e zezë ndihmon me rënien nga pesha. Në këtë artikull AgroWeb.org do ju paraqesë argumentet që vendosin në lidhje me këtë pyetje.

Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës

Shumë studime, mbi të cilat bazohet AgroWeb.org, sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën. Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji.

NJë proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak dhe lidhet direkt me uljen e rezervave të dhjamit në trup, pra rënies nga pesha.

Redukton ndjesinë e nepsit dhe oreksit

Konsumimi i çokollatës së zezë në sasitë e duhura ndihmon trupin që të luftojë nepsin e në të njëjtën kohë ju mban të ngopur më gjatë. Gjithçka lidhet me hormonin që stimulon urinë, grelin, i cili si pasojë e çokollatës së zezë reduktohet. Nga ana tjetër konsumimi i çokollatës bën të mundur që ju të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të hani më pak kalori gjatë ditës. Dy faktorë të cilët lidhen direkt me shtimin në peshë.

Përmirëson dukshëm humorin tuaj

Shumë të dhëna ndër vite kanë pohuar se çokollata e zezë ka një ndikim pozitiv tek shëndeti mendor dhe humori. Nëse ju jeni jeni të fortë nga ana e shëndetit mendor dhe humori juaj është i mirë, atëherë arrini të përballoni më lehtë stresin.

Lexo edhe :  Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Stresi është një nga faktorët kryesor të shtimit në peshë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek konsumimi i tepruar i ushqimit, ngadalësimi i metabolizmit si dhe problemet me tretjen. Të tre këto argumente mbështesin mendimin se çokollata e zezë ka një ndikim të fortë tek rënia nga pesha. Sigurisht nëse ajo konsumohet në sasi të duhura dhe trupi juaj të mirëmbahet edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor por edhe me aktivitet fizik./AgroWeb.org

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV