I ndryshoi emrin Twitter-it duke e quajtur X, lëvizja mund t’i kushtojë shumë Elon Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh Elon Musk ka ndryshuar logon e platformës Twitter, duke e quajtur atë tanimë thjesht X.

Lëvizje që nuk u prit mirë nga shumë përdorues teksa edhe për analistët ky vendim nuk do të ketë një impakt pozitiv.

Sipas Odissey Perez Twitteri dukej më shumë një aplikacion serioz sesa X, që i duket si një aplikacion për të rritur.

Mendoj se më pëlqen më shumë zogu blu. Quhet Twitter, kështu që më bën të mendoj për një zog. Pra, zogjtë cicërojnë. Nuk më pëlqen shkronja X sepse duket pak më shumë si një aplikacion për të rritur. Pra, nuk mendoj se ne e duam këtë. Unë mendoj se ne që këtë platformë sociale ta përdorin që të gjithë.”

Edhe Daniel Ives, ekspert marketingu thotë se lëvizja e Musk është e gabuar.

“Mediat sociale nuk janë pika e fortë e Musk. Janë raketat dhe automjetet elektrike. Kur bëhet fjalë për Twitter është komplet diçka tjetër. Ata po përpiqen ta rivitalizojnë platformën sociale me shefen e re ekzekutive. Por ky riemërtim i  platformës sociale mund të mos ketë reagimin që drejtuesit presin mbrapsht. Pra, duke humbur logon ikonë të Twitter pra zogun e famshëm, përdoruesit nuk do ta pëlqejnë këtë gjë”.

Për ekspertin e mediave sociale Drew Benvie, Twitter rrezikon të humbasë më shumë besueshmërinë e aplikacionit të mediave sociale, për të cilën ajo ka shpenzuar për vite duke e ndërtuar.

“Pra, muajt e fundit kanë qenë të trazuar në Twitter, por një markë e re nuk mendoj se do të zgjidhë problemet e tyre. Ne kemi pronarin, Elon Musk, dhe CEO-n e re, Linda Yaccarino, që të dy flasin për shpejtësinë e funksioneve të reja të platformës. Dua të them, në fakt mendoj se kjo ka të bëjë më pak me rishpikjen e Twitter-it dhe më shumë për ndërtimin e një marke rreth perandorisë aktuale të Elon Musk, e cila është, Space X, ku  kjo shkronjë lidhet pak më ngushtë me këtë kompani”.

Nëse dikush në internet do të kërkojë në adresën: “X.com” serverat automatikisht do ta drejtojnë drejt adresës së internetit “Twitter.com”. Në përgjigje të pyetjeve se si do të quheshin tweet-et pra postimet në këtë platformë  pas riemërtimit,  Musk u përgjigj duke thënë se “ato do të quheshin Xs”.

Lexo edhe :  Si ChatGPT po riformëson funksionet njohëse dhe vendin e punës, ndikimet tek të rinjtë

Musk ka qenë prej kohësh një adhurues i gërmës “X”. Miliarderi zotëron gjithashtu kompaninë e raketave “Space Exploration Technologies Corp”, e njohur si SpaceX.

Në vitin 1999 ai themeloi një biznes në internet të quajtur X.com, një kompani shërbimesh financiare në internet e njohur tani si “PayPal”.

Blerja dhe riemërtimi i rrjetit social “Twitter” janë pjesë e strategjisë së Musk për të krijuar atë që ai cilëson si “super aplikacioni”, i ngjashëm me WeChat, që përdoret në Kinë, i cili kombinon bisedat me video, mesazhe, transmetim të drejtpërdrejtë si dhe kryen pagesa financiare.

Ekspertët, megjithatë thonë se emri i ri do të ngatërrojë pjesën më të madhe të audiencës së medias sociale, e cila tashmë është përballur me një sërë ndryshimesh.

Kompania po ashtu përballet me konkurrenti më të ri “Threads”, aplikacioni i ri i kompanisë “Meta” që synon drejtpërdrejt përdoruesit e Twitter-it. Për analistët aplikacioni Threads u lançua në kohën e duhur. Ata shpjegojnë arsyet pse.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV