Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një influencere që ndiqte një dietë strikte me fruta ekzotike raportohet të ketë vdekur si pasojë e urisë dhe rraskapitjes.

Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte këtë regjim ushqimor prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje. Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë.

Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave. Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”, u shpreh nëna e saj për një gazetë ruse.

Ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes nuk është kryer ende për shkak se familja po përpiqet të tërheqë trupin në Rusi. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.

Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

Zhanna ndiqte prej një dekade dietën vegane ndërsa rrallëherë i lejonte vetes të hante bulmet ose peshk. Përgjatë viteve, ajo u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba që njihet për aromën shpuese.

Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

Në një postim të 7 Qershorit, ajo shkruan se ishte e emocionuar për sezonin e frutave në Tajlandë pasi “ishte momenti të shtonte peshë”.

Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

Instagram-i i saj është i tejmbushur me pjata shumëngjyrëshe me supëra, sallata, fruta e deri te hamburgerët apo ëmbëlsirat.

Të fundit

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto)

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës probleme raportohen së fundi në Qafë Thanë, aty ku automjetet janë...

Ulje temperaturash e reshje bore, ja akset që kanë probleme me qarkullimin

Reshjet e borës, ashtu si gjatë orëve të para të mëngjesit, vazhdojnë të jenë prezente në territorin e Bashkisë Shkodër, duke sjellë ulje të...

Media britanike “Time Out”/ Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në 2025

Media britanike “Time Out”e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2025-së. Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë...

Ulja e çmimit të energjisë elektrike/ Si bëhet përllogaritja

Eksperti i energjisë, Eduard Elezi thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është një propagandë elektorale. I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai...

Gjinekologu: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë s*ks

I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri. Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme...

Lajme të tjera

Web TV