Napoli shpërblen Raspadorin pas titullit kampion, sulmuesi rinovon për 4 sezone

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli vijon të shpërblejë protagonistët e titullit kampion dhe këtë herë ka qenë radha e sulmuesit italian Giacomo Raspadori. Ky i fundit ka rinovuar kontratën me napolitanët, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në verën e 2028-ës dhe natyrisht me një pagë thuajse dyfishi i asaj që përfitoi sezonin e kaluar.

Raspadori iu bashkua Napolit një vit më parë dhe firmosi deri në 2027-ën, ndaj rinovimi ishte më shumë për t’i përmirësuar kushtet ekonomike, duke qenë se futbollisti dha një kontribut në fushë për titullin kampion.

Ndonëse shumë herë erdhi nga stoli, Raspadori u përshtat më së miri, duke dhënë kontributin e tij për aq sa i kërkohej, teksa në transfertën ndaj Juventusit shënoi edhe një gol në minutat shtesë, që e afroi edhe më shumë Napolin me titullin kampion.

Për më tepër, me trajnerin e ri Rudi Garcia, Raspadori pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në formacion, pasi po provohet si fantazist, pas shpinës së Viktor Osimhen.

Të fundit

Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Një person i paidentifikuar  u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë...

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit. Uniformat blu bëjnë me...

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...

Shteti Bektashi, Rama: Do jetë tek territori ku është Kryegjyshata, i ka apo jo 150 veta

Kryeministri Edi Rama tha sot se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti...

“Një tokë pa popull për një popull pa tokë!”/ Slogani i rrezikshëm për Gazën

Një tokë pa popull për një popull pa tokë!"  Donald Trump, me qëndrimet e tij në favor të zhvendosjes jashtë vendit të palestinezëve të Gazës,...

Lajme të tjera

Web TV