Genc Fuga u operua në spitalin privat/ Qeveria mbulon 2 mln lekë shpenzime për kurimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimeve të shumta nga ana e mediave e një sensibilizimi të madh në rrjete sociale, Qeveria vendosi të mbulojë një fond me vlerë 2 milionë lekë për kurimin e aktorit, Genc Fuga.

Ai u operua më 29 korrik në Spitalin Amerikan 3, i vetmi që kryen ndërhyrjen për të cilën Fuga kishte nevojë, trombectomi.

Bashkëshortja e tij kërkoi ndihmë nga miqtë dhe kolegët për të mbushur 19 mijë euro që i duheshin për operacionin, ndërsa vetëm këtë të martë qeveria reagoi duke i ofruar shumën e barabartë me shpenzimin e operacionit.

Pas një goditje në tru, aktori Genc Fuga duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan 3. Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit.

Lajmi më pas u shpërnda me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi nga qeveria.

Të fundit

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV