Buxhuku: Forcimi i lekut vjen nga fluksi i parave të zeza, jo nga turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku foli për zhvlerësimin e euros, duke u ndalur edhe tek forcimi i lekut.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se rënia e euros ka ardhur nga flukset informale të parave. Gjithashtu shtoi se duhet bërë një analizë e thelluar për të sqaruar opinionin, si edhe të merren masa lidhur me këtë situatë.

“Prej një viti ka pasur një zhvlerësim të vazhdueshëm të euros. Duhet të ketë një sinjal alarmi që nuk lidhet vetëm me zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut, por kemi të bëjmë një sinjal që leku godet ashpër euron, por kemi të bëjmë edhe me faktin se si po funksionon në përgjithësi ekonomia. Është një sinjal alarmi që për nga përmasat mund të përafrohet me vitin ’97. Pasi edhe në atë kohë e gjithë vendimmarrja mbylli sytë, me piramidat e kohës.

Më e pakta që duhet të kishin bërë institucionet përgjegjësie në Shqipëri, është të bënin detyrën e tyre. Mungon përgjigja e institucioneve. Masa kryesore është të dalin në konkluzione dhe t’ua thonë hapur shqiptarëve se përse po forcohet leku. Kemi prani apo flukse masive të parave të zeza që pastrohen në ekonominë shqiptare, kjo është shumë e rrezikshme. Nëse do të zhvilloheshin me burime normale nuk ka asnjë problem, por të gjitha të dhënat tregojnë që nuk ka rritja për shkak të ekonomisë formale, por kemi të bëjmë para që vijnë nga informalitete, para të zeza që pastrohen në Shqipëri. Qeveria të reagojë”, u shpreh ai.

Të fundit

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në...

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, Hrushovi: Enveri i urrente jugosllavët

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë një vend të rëndësishëm edhe...

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Lajme të tjera

Web TV