Luhatjet e euros po monitorohen/ Banka e Shqipërisë paralajmëron ndërhyrjen në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse Banka Qendrore Evropiane ka rritur dy herë normat bazë të interesit në tremujorët e fundit duke i dërguar në nivelin 3.75%, forcimi i lekut në kursin valutor dhe rritja rekord e turizmit po bëjnë që vendi ynë t’i rezistojë presionit.

Banka e Shqipërisë edhe për këtë tremujor do të mbajë të pandryshuar normat e interesit për lekun në nivelin 3%. Guvernatori u shpreh se inflacioni do ulet në mesin e 2024-ës, por rreziqet sipas tij mbeten.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend.

Në këtë kontest, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve.”- u shpreh guvernatori Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë u shpreh se luhatjet në kursin valutor janë bërë të shpeshta dhe anormale. Për këtë po planifikohet të ndërhyhet për stabilizimine saj.

“Këshilli Mbikëqyrës thekson Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kursit të këmbimit gjatë muajve të fundit

. Nëse zgjerohen më tej, këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor, si dhe – potencialisht – objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetin financiar. 

Nëse do të konstatohen këto premisa, Banka e Shqipërisë rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor, në përmbushje të mandatit të saj ligjor.”

Euro ka pasur një fillim jave me rënie të vrullshme, duke humbur pesë pikë deri të mërkurën, ndërsa një javë më parë ngjitej drejt nivelit 106 kundrejt lekut.

Këto luhatje kanë shkaktuar shqetësim te Banka e Shqipërisë.

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV