Berisha bën deklaratën e bujshme: Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë. Në një deklaratë për mediat. Berisha thotë se Ahmetaj po merr kërcënime prej tre javësh, ndërsa i kërkon drejtësisë që t’i marrë në mbrojtje.

“U informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit. Kërcënimet me jetën e tij, familjarëve dhe fëmijëve, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë që Rama, Agaci dhe Veliaj janë de facto dhe de juro truri dhe ekzekutorët e vjedhjes së shekullit. Të marrin masa për të mbrojtur familjarët dhe Ahmetajn, të dërgojnë grup hetues të çështjes duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë”, tha Berisha.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV