Urgjente/Rama: Koronavirusi prek të rinjtë dhe fëmijët, kufizoni lëvizjet-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike përmes Facebook-ut nga shtëpia e tij iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve shqiptarë që të kufizojnë lëvizjet dhe të respektojnë distancën në mënyrë që të parandalohet koronavirusi.

Ai theksoi se koronavirusi nuk prek vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë bashkë me fëmijët.

Lidhur me faktin se koronavirusi prek të rinjtë dhe fëmijët, kryeministri i është referuar edhe profesorit të Universitetit të Kolumbias në SHBA, Stephe S. Morse.

Rama iu përgjigj edhe kritikave se përse nuk shkon në punë apo ka frikë nga koronavirusi. “Unë kam shkuar në zyrë kur më është dashur, por jo të tregohemi trima e të dalim vend e pa vend”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Po bëjmë një gjë historike, por nuk duhet që disa të na e hedhin në koshin e plehrave për të rrezikuar në një tragjedi kombëtare në shifra të paimagjinueshme. Ky armik i verbër merr në botën tjetër jo vetëm ata që janë më të moshuar dhe më të dobëtit, por merr edhe ata që janë të shëndetshëm, të rinjtë, madje edhe fëmijët. Në Izrael një fëmijë i vogël është duke luftuar ndaj koronvirusit. Ndaj iu bëj thirrje të rinjve që të kufizojnë lëvizjet për të mos marrë me vete bombën që mund të vrasin ‘larg qoftë’ prindërit e tyre dhe ata vetë.

Të fundit

Ligji për privatizimin e pronave shtetërore, Jorida Tabaku ‘thumbon’ parlamentarët

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se kalimi në Parlament i ligjit për privatizimin e pronave shtetërore, jo vetëm...

Pas largimit të Berishës, një tjetër Robert bëhet pjesë e “Ferma Vip”/ VIDEO

Robert Alia Dragot është hyrja  më e re në “Ferma VIP”. Fermeri më i ri foli rreth eksperiencës që e pret në fermë, e...

Zbulohet misteri më shumë se 4000-vjeçar: Si u ndërtuan piramidat e Gizës?

Shkencëtarët besojnë se më në fund kanë zbardhur misterin e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, të cilat i kanë rezistuar kohës për...

“Nuk donte të liroheshin të burgosurit politikë”/ Reagon Berisha: Rama shpifës

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij, ku kishte të ftuar këngëtarin Frederik Ndoci, tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk donte që...

Dhunoi vajzën adoleshente, e pëson keq babai 40-vjeçar

Policia në Devoll ka proceduar penalisht sot një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij adoleshente. “Komisariati i Policisë Devoll referoi...

Lajme të tjera

Web TV