Courtois: “Dua ta mbyll karrierën tek Reali, sezonin e kaluar u dëmtuam nga Botërori”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thibaut Courtois është një nga pikat më të forta të Real Madrid. Portieri belg është rikthyer në formën e ditëve më të mira dhe ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e viteve të fundit të “Los Blancos”.

Dëshira e 31-vjeçarit, i cili ka edhe 3 vite kontratë me Realin, është ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

“Tri vite janë shumë në futboll, por unë mendoj se të gjithë e dinë se jam i lumtur te Reali. Dua të tërhiqem nga futbolli me këtë skuadër, dua ta mbyll këtu”.

Courtois merr si shembull Luka Modric, shokun e skuadrës, i cili vazhdon të jetë brilant në fushë edhe pse vitet kalojnë dhe muajin e ardhshëm do të festojë 38-vjetorin.

“Përderisa Modric vijon të luajë edhe në moshën 38-vjeçare, unë shpresoj të luaj më shumë se ai. Edhe pse, të them të drejtën, po e shijoj në maksimum të tashmen.

Modric është një futbollist i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm. Jam realisht i befasuar nga aftësitë e tij fizike dhe teknike. Nuk dëmtohet kurrë. Kur e sheh Lukën duke luajtur e kupton se pse ai fitoi Topin e Artë në 2018-n”.

Në fund objektivat. Courtois, autor i 102 ndeshjeve me kombëtaren e Belgjikës, luan me Realin prej verës së vitit 2018. Deri tani ka fituar 8 trofe, numër që kërkon ta rrisë edhe më shumë.

“Sezoni i kaluar nuk ishte i keq, por ne duam të reagojmë dhe të fitojmë gjithçka. E nisëm mirë, fituam Superkupën e Europës. Po paraqiteshim mirë edhe në kampionat, por gjërat ndryshuan pas Botërorit.

Nuk ia dolëm të mbanim të njëjtin nivel pas Kupës së Botës. Humbëm Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës në një mënyrë të shëmtuar. Më pas nisëm të linim pikë edhe në kampionat.

Lexo edhe :  “Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Fituam Kupën e Mbretit dhe mbërritëm në gjysmëfinalet e Champions League. Jemi të lumtur, por jo për humbjen 4-0 ndaj Manchester City. Këtë vit do të synojmë të rikthehemi në finalen e Championsit dhe të fitojmë sa më shumë trofe.

Në Madrid luhet për të triumfuar në çdo kompeticion. Kemi bërë disa blerje emocionuese, si Bellingham. Të gjithë jemi entuziastë për nisjen e sezonit të ri. Uroj ta nisim sa më mirë”, theksoi një ndër portierët më të mirë në planet.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV