Stabilizohet euro/ Të dielën po këmbehet me 104.04 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro fiton qëndrueshmëri kundrejt lekut. Që prej disa ditësh një euro është pozicionuar në nivelin e 104.4 lekë .

Kjo vjen pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë  e cila ka rritur nivelin e blerjes së monedhës europiane për efekt të rezervës.parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezervës.

Stabilizimi i kursit sipas agjentëve të tregut nisi që pas deklaratës së guvernatorit  se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg.

Por pavarësisht këtij stabilizimi vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro do të vijoj të jetë e dobët kundrejt lekut edhe përgjatë muajit gusht pasi prurjet janë të mëdha. Kjo pasi ka një numër të shtuar turistësh që vijnë në vend si dhe emigrant që sjellin të ardhura pranë familjeve të tyre.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se edhe depozitat në euro kanë pasur një tendencë shtimi të shpejtë gjatë muajve të fundit. Vetëm në qershor kursimet e biznesve dhe qytetarëve në euro kapin vlerën 6.9.

miliardë euro me një rritje prej 87 milionë eurosh në krahasim me një muaj më parë.

Shtimi I kursimeve në monedhën europiane është edhe më i fortë nëse e krahasojmë me qershorin e vitit të kaluar dhe rritja është me forte depozitat në euro janë rritur me 17.3%, ose 987 milionë euro më shumë.

Depozitat ne monedhen europiane

Qershor 2023      6.69 miliarde euro

Qershor 2022      5.7 miliarde euro.

Të fundit

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump

Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e  Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të...

Rama publikon pamjet, vijon puna për godinën e Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga puna për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. “Kantieri i Teatrit të Ri...

Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin, një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz, me përdoruesit që spekulojnë kuptimin...

Mendova se nuk më interesonte arti i Rilindjes, por më pas u njoha me fuqinë e tij

Rhiannon Lucy Cosslett Ka një pikturë për të cilën mendoj shpesh. Madonna del Parto, një kryevepër e pikturuar nga Piero della Francesca rreth vitit 1460,...

Nokaut brutal/ Boksieri 20-vjeçar hedh në parket Dillian Whyte në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte. Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të...

Lajme të tjera

Web TV