Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kanabisi në repartin ushtarak u zbulua nga italianët, Balla: Operacioni vazhdon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parcela me 125 bimë narkotike Kanabis Sativa brenda territorit të repartit ushtarak të Forcave Speciale Komando në Zall Herr, u zbulua nga fotografimi i avionit të Guardia Di Finanza. Kreu i Ministrisë së Brendshme Taulant Balla tha dje se operacioni vazhdon dhe për këtë rast Policia e Shtetit ka bashkëpunuar me Policinë Ushtarake. Dyshime se në këtë hapësirë nën administrimin e ushtrisë mund të jetë kultivuar edhe më parë bimë narkotike.

Në zonën ku ushtarët e Forcave Speciale Komando kryenin stërvitje një parcel me 125 rrënjë bimë kanabis gjallonte prej shumë kohësh. Kjo ka shtuar dyshimet se një pjesë e ushtarakëve, përfshi edhe ata të nivelit të mesëm jo vetëm ishin në dijeni, por kujdesesshin që bima narkotike të kishte “ushqimin e duhur”. Zbulimi mësohet se është bërë nga një fluturim i avionit të Goardia Di Finanza i cili ka bërë fotografim ajror të territorit shqiptar dhe ka zbuluar se pikërisht në zonën që është territori i repartit të Forcave Speciale Ushtarake ishin kultivuar disa bime narkotike. Pas përcjelljes së informacionit në Policisë e Shtetit është kryer edhe aksioni tre ditë më parë duke vënë në pranga tre ushtarakë ndërsa hetimet ende vijojnë, pasi dyshohet se nuk është rasti i parë që brenda këtij territory të jetë kultivuar bimë narkotike. Perosnat e kanë përzgjedhur si terren të sigurt, pasi me të drejtë asnjë agjent i policisë nuk mund të mendonte se në një zonë ushtarake të kultivohej kanabis. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se operacioni ku u gjetën 125 bimë kanabis sativa në repartin ushtarak të Zall Herrit është zhvilluar në bashkëpunim me policinë ushtarake. Balla u shpreh se në këtë operacion janë angazhuar mbi 6000 punonjës policie, ndërsa paralajmëroi se aksioni do të vazhdojë. “Dua t’ju bëj me dije se në rastin e operacionit që ne kemi ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, rasti në fjalë kemi pasur bashkëpunim edhe me policinë ushtarake. Në atë koordinatë kemi vepruar të dyja edhe policia e shtetit dhe edhe policia ushtarake.

Lexo edhe :  Miratohet ligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate të mira në këtë megaoperacion ku janë përfshirë 6000 forca të policisë së shtetit edhe policia ushtarake. Puna vazhdon”, tha Balla. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka komentuar dje operacionet e fundit, atë të zbulimit të kanabisit në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr, por edhe arrestimin e zyrtarëve në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”.  Të gjithë mund të pyesin se, si është e mundur që ushtria shqiptare, aq shumë e përfshirë në trajnime, asistence dhe bashkëpunim me ushtritë e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, të përfshihet në kultivimin e kanabisit? Përgjigjja gjendet tek një shprehje e njohur në romanin “Dhe Lind Dielli” të Ernest Hemingëay, kur një nga personazhet, i quajtur Mike Cambell, u pyet se si falimentoi, ai dha përgjigjen: “Në dy mënyra, gradualisht pastaj menjëherë”-shkruan Xhaferraj. Sipas tij, ‘droga po pushton edhe bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë’. Më tej Xhaferraj ndalet edhe tek dhuna brutale e Rrahjeve në Fushë-Krujë apo e shoqëruesit të Kryetares së Kuvendit në Sukth, që sipas tij janë edhe evidenca më e fundit. “Të gjithë duhet të bëjmë kujdes sepse Shqipëria po marshon drejt skemës: Gradualisht, pastaj menjëherë!”, shkruan Xhaferraj. Ditët e fundit ka pasur një intesifikim të kontrollit policor në betejën kundër kanabisit në disa zona të vendit. Një sasi mjaft e madhe është kapur në zonat malore në Krujë, Lezhë dhe Malësinë e Madhe. Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit ndonëse me ritme më të ulëta konsiderohet si fenomen shqetësues edhe në raportet ndërkombëtare, përfshi edhe DASH.

 

Të fundit

Boks/ Daniel Dubois shkatërron Anthony Joshuan me nokaut dhe ruan titullin e IBF-së

Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe...

Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Espanjolit, Vinicius “shndërron” galaktikët

Real Madrid triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura,...

Pikat e bardha rreth syve/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto...

Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për aleancë me PS

Partia Agrare Ambientaliste nuk u bë pjesë e polit të tre të politikës shqiptare, teksa formacioni që do të sfidojë PS dhe PD në...

Spektakël vetëm në tribuna, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola

Ndeshja e parë në derbin e këtij edicioni u mbyll me barazim 0:0. Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime...

Lajme të tjera

Web TV