Inflacioni zbret në nivelin më të ulët nga marsi 2022, por ushqimet mbeten të shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, shënoi një rënie të lehtë në korrik të këtij viti, duke zbritur në 4.2%, niveli më i ulët nga marsi 2022, kur dhe filloi shtrenjtimi i ndjeshëm për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Inflacioni kulmoi në tetor 2022 në 8.3% për të ardhur pastaj në një rënie graduale, e ndikuar kryesisht nga rënia e çmimeve të karburanteve.

Pavarësisht ngadalësimit, ushqimet, që zënë peshën kryesore të buxhetit të familjeve shqiptare kanë vijuar të shtrenjtohen, duke ndikuar pjesën më të madhe të inflacionit. Ushqimet janë 9% më të shtrenjta se korriku i kaluar, të ndikuara nga zarzavatet e patalet, që kushtojnë 21.6% më shumë, si dhe qumështi e vezët, me 13.6%..

Fluksi i lartë i turistëve duket se ka ndikuar edhe në shtrenjtimin e argëtimit, me çmimet 9.5% më të larta.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2023 është 4,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2023, krahasuar me Qershor 2023 është -0,1 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,20 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,44 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,22 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,84 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 9,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7 %, “Shërbimi arsimor” me 2,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,2 % dhe “Shëndeti” me 1,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 12,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,6 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 13,8 %, “mish” me 11,2 %, “fruta” me 7,0 %, “peshk” me 6,1 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,6 %, “bukë dhe drithra” me 2,9 %, etj.

 

 

Burim: INSTAT

/Monitor/

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV