Parandalimi i zjarreve, mënyra më efikase për të shmangur dëmet dhe rrezikun për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa moti dhe aktivitetet njerëzore ndryshojnë me stinët e vitit, kështu ndryshon edhe incidenca, shkaqet dhe ashpërsia e zjarreve që jo pak herë janë bërë faktor për dëme fatale. Moti i ftohtë i vjeshtës dhe dimrit rrit aktivitetet e brendshme dhe nevojën për ngrohje, me pranverën dhe më pas stinën e verës që sjell kulmin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.

Vitet e fundit, Ndryshimet Klimaterike duket se po ndikojnë në zgjerimin e sezonit të zjarreve, pasi shfaqja e zjarreve në natyrë nuk shtrihet më vetëm gjatë sezonit të verës ku incidenca është dhe më e lartë.

Për të shmangur zjarret dhe dëmet që shkaktojnë, secili mund të mobilizohet kundrejt ndryshimeve klimaterike duke adoptuar praktika miqësore ndaj mjedisit nëpërmjet reduktimit të përdorimit të plastikës, reduktimin e shpërdorimit të ujit, shpërdorimit të energjisë elektrike, riciklimit dhe mos hedhjen e mbeturinave në rrugë ose natyrë.

Duke përfituar nga temperaturat e ngrohta disa prej nesh vendosin të ndërmarrin aktivitete në natyrë si kampingu, por duhen marrë parasysh disa rregulla paraprake që para nisjes së zjarrit, duke u siguruar fillimisht që të keni me vete mjetet e duhura për fikjen e tij, siç janë uji dhe lopata.

Paraprakisht duhet të zgjidhni një vend pa shumë bimësi dhe rrethojeni zonën e zjarrit me gurë, më pas pastroni zonën përreth nga bimë të ndryshme dhe materiale të rrezikshme.

Duhet të siguroheni gjithashtu që zjarri të jetë në masë të vogël që të menaxhohet më lehtë në rast rreziku.

Asnjëherë zjarri nuk duhet lënë pa mbikëqyrur për shkak se moti me erë rrezikon që të shpërndajë flakët dhe zjarri të zgjerohet në zonë të tjetra.

Pasi të keni mbaruar me kampingun, zjarri duhet shuar me ujë të bollshëm, përzieni me lopatë që të lagen me ujë të gjitha pjesë e hirit dhe ndjeni me dorë nëse ka ende nxehtësi. Duhet të largoheni vetëm në momentin që te jeni siguruar që zjarri është fikur plotësisht dhe nuk rrezikon të rindizet në raste moti me erë.

Duhet bërë kujdes pasi djegia e pakujdesshme mund të shkaktojë zjarre në zonat pyjore apo kullota madje flakët mund të shkaktojnë dëme të mëdha nëse arrijnë në zonat e banuara duke rrezikuar jetën e njerëzve që jetojnë aty pranë.

Parase të nisni zjarrin për kampingun tuaj apo aktivitete të tjera qëkeni planifikuar të bëni, kontrolloni kohën për të kuptuar nëse është e rrezikshme apo jo për të djegur.

Duhet të mbani gjithmonë afër mjetet e nevojshme për fikjen e zjarrit për të qenë gati për ta fikur dhe pastroni të paktën 5 metra zonën përreth nga materiale të djegshme apo të rrezikshme.

Nëse moti është i nxehtë, i thatë apo me erë, atëherë shtyjeni djegien për një moment tjetër.

Gjithashtu kontrolloni për ndonjë kufizim të mundshëm ose kontaktoni me autoritetet nëse ju duhet një leje për djegie. Shumë zjarre çdo vit marrin përmasa të konsiderueshme pasi identifikohen me vonesë.

Sipas të dhënave zyrtare, 887 zjarre janë identifikuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit 2022 me qytetarë të lënduar nga flakët ose në rastin më të keq kanë humbur jetën nga zjarre.

Për të shmangur tragjeditë me jetë njerëzish duhet të bëni kujdes dhe të merrni informacionin e duhur para se të ndizni zjarrin dhe nëse shikoni tym, kontaktoni menjëherë numrat e kontaktit:

129 Policia

128 Zjarrefiksja

127 Urgjenca

 

Të fundit

OJF-të në Shqipëri do të kontrollohen për terrorizëm dhe keqpërdorim fondesh

Shqipëria ka përcaktuar kontrollin e Organizatave jofitimprurëse edhe përkundër mundësisë së të qenurit të tyre aktivitet me keqpërdorime. Praktika...

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe...

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lajme të tjera

Web TV