Zbuloni ditën më të keqe të javës për një takim të parë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Match, aplikacionit për takime romantike, e shtuna është ndoshta dita më e keqe për të planifikuar një takim të parë. Ekspertët ndërkaq rekomandojnë të mërkurën ose të enjten mbrëma.

“E shtuna është e keqe për takimet e para. Duke supozuar se punoni, nga e hëna në të premte nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00, tashmë jeni jashtë ditëve të javës, dukeni mirë dhe nuk po e bëni vetëm për një takim të parë”,-tha ekspertja e takimeve Charlotte në “TikTok”.

Ajo shtoi se në fundjavë do të visheshe enkas për atë takim. Gjithashtu, gjatë ditëve të javës, veçanërisht nga e hëna deri të enjten, ka të ngjarë të ketë më shumë vende në restorante.

Do të pendoheni për humbjen e një dite pushimi, ndërsa një takim i rastësishëm i keq të martën do të harrohet gjatë muajit tjetër.

Ekspertja tjetër Hayley Quinn, i mbështet këto pretendime dhe thotë se disa ditë janë më të mira se të tjerat. Ajo u shpreh se duhet të synoni për të mërkurën ose të enjten mbrëma, ose të dielën pasdite. Ndërkaq, sipas një studimi, djemtë që zgjedhin që takimet e para të jenë në vende të mira, kanë një synim më afatgjatë për marrëdhënien. /TAR/

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV