Krifca me task-forcën e AKU: Evidentuam një subjekt që s’garantonte siguri ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca së bashku me task-forcën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar kontrollet në Vlorë për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj.

Ministrja Krifca bëri me dije një rast problematik të evidentuar në Dhërmi, ku një subjekt Fast-Foodi, ofronte dhe akullore, etiketat e të cilave fshiheshin dhe ishin jashtë afateve të skadencës.

“Me task-forcën e autoritetit kombëtar të ushqimit jemi sot në Vlorë.

Nevoja për ndërgjegjësim dhe respektim të rregullave të sigurisë ushqimore bëhet më imediate, ndaj në javën e 7-të të aksionit, në çdo qytet bregdetar dhe zona të tjera turistike të Shqipërisë, jemi në aksion për të parë përputhshmërinë e qytetarëve që ofrojnë shërbime të ushqimit, që të jenë në respektim të rregullave.

Kemi dhe penalitete sikurse kemi bërë me referimin e tyre në prokurori.

Në Vlorë kemi evidentuar problematikë në një subjekt në Dhërmi gjatë shërbimit të ofrimit të Fast Food-eve, ofroheshin dhe produkte të akulloreve, ku janë gjetur raste që nuk garantonin gjurmueshmërinë dhe fshirjen e etiketave dhe afateve të skadencës. Kjo vepër s’mund të ndodhë sepse cenon sigurinë ushqimore për qytetarët. Çdo subjekt që tenton të mashtrojë, nuk do tolerohet nga task-forca”, tha Krifca.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV