Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit/ Zbardhet dëshmia e ushtarakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 ushatarakët e arrestuar për drogën në repartin ushtarak të Zall- Herrit dolën sot para gjykatës, ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”.

G. M., R. K. dhe G. Zh. kanë pranuar fajësinë e tyre para togave të zeza për drogën e kultivuar në ambientet e repartit.

Por ata kanë deklaruar se e kishin të pamundur të kryenin kontrolle të imtësishme në 140 hektarë tokë, për shkak të terrenit të thyer.

Ushtarakët kanë theksuar se për këtë gjë kishin vënë në dijeni edhe eprorët e tyre.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës janë shprehur se tre ushtarakët nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike pa një akt ekspertim.

Megjithatë, gjykata la në burg ushtarakët, të cilët akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në ambientet e repartit ushtarak

Të fundit

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Lajme të tjera

Web TV