Rreziqet gjeopolitike, kërcënimi kryesor për ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet gjeopolitike shihen si kërcënimi më i madh për ekonominë globale në afat të shkurtër, sipas një sondazhi të fundit global të Oxford Economics që përfshiu 127 biznese.

Në veçanti, rreth 36% e bizneseve thanë se tensionet gjeopolitike, të tilla si çështjet që lidhen me Tajvanin, Korenë e Jugut dhe marrëdhëniet Rusi-NATO , janë kërcënimi më i madh për ekonominë.

Ndërkohë sipas një sondazhi të ngjashëm në prill, gati gjysma e të anketuarve besonin se rreziku më i madh vinte ose nga shtrëngimi i politikës monetare ose nga shpërthimi i një krize financiare, raporton abcnews.al.

Edhe pse bizneset vazhdojnë ta shohin inflacionin e lartë si një rrezik serioz dhe të dukshëm në afatin e afërt, ata tani janë më optimistë për rënien e tij.

“Bizneset presin që inflacioni të rritet në 3.7% në 2024, 0.2% më i ulët se parashikimi ynë më i fundit,” tha Jamie Thomson, redaktor i sondazhit përkatës në Oxford Economics.

“Parashikimet afatmesme të inflacionit kanë rënë ndjeshëm, duke përmbysur rritjet e regjistruara gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ai.

Gjithashtu, sondazhi duket se lehtëson shqetësimet për rreziqet për sistemin bankar. Natyrisht, pas kolapsit të bankave, që ndodhi në mars të këtij viti, ende ekziston një frikë e madhe.

Për më tepër, rreth 30% e të anketuarve vazhdojnë të besojnë se rreziku më i madh në periudhën e ardhshme është ashpërsimi i kushteve të kreditimit ose shpërthimi i një krize të gjerë financiare në shkallë ndërkombëtare, siç raportohet nga moneyrevieë dhe CNBC.

Megjithatë, tensionet gjeopolitike shihen gjithashtu si një rrezik kryesor për ekonominë globale nga 60% e të anketuarve.

“Një përshkallëzim i tensioneve gjeopolitike mund të shkaktojë një përmbysje të konsiderueshme të trendit të globalizimit, si për tregtimin ashtu edhe për aktivitetet e sistemit financiar”, tha Jamie Thomson.

Lexo edhe :  Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

De-globalizimi është rreziku i tretë më i madh i identifikuar në sondazhin e Oxford Economics. Së fundmi, afërsisht 25% e kompanive pjesëmarrëse besojnë se rreziku më i lartë do të lindë nga ulja e normave të interesit në pesë vitet e ardhshme./ S.M

Të fundit

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

Lajme të tjera

Web TV