Zbulimi/ Metalet me të çara mund të ‘vetë-shërohen’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më tani, shkenca e kishte mohuar gjithmonë. Megjithatë, një studim i botuar në Nature zbuloi aksidentalisht se, në disa situata, metalet mund të jenë në gjendje të bashkojnë thyerje nanoskopike që vijnë nga konsumimi.

“Ajo që kemi parë me sytë tanë është e pabesueshme, sepse shkenca na thotë se çarjet në metale vetëm mund të bëhen më të mëdha dhe jo të tkurren apo mbyllen përsëri”, shpjegon Brad Boyce, një nga autorët. “Edhe disa ekuacione bazë që ne përdorim për të llogaritur evolucionin e frakturave përjashtojnë mundësinë që një proces i tillë riparimi të ekzistojë.”

NJË ZBULIM I RASTËSISHËM. Zbulimi ndodhi rastësisht, ndërsa studiuesit po kryenin teste në laborator për të vlerësuar formimin e çarjeve nanoskopike në një copë platini. Teknika e zhvilluar në studim bëri të mundur tërheqjen e përsëritur të skajeve të metalit me një shpejtësi prej 200 herë në sekondë për të gjeneruar tension: 40 minuta pas eksperimentit, megjithatë, autorët kuptuan duke vëzhguar platinin nën një mikroskop elektronik që fundi i një frakture ishte shkrirë dhe ishte kthyer në gjendjen e tij origjinale, duke mos lënë asnjë gjurmë të thyerjes së mëparshme.

AVIONË DHE URA TË PATHYESHME? Zbulimi, sado i bujshëm, nuk do të thotë se së shpejti do të jemi në gjendje të ndërtojmë aeroplanë, makina ose ura të pathyeshme: kërkimi sapo ka filluar dhe rruga për të kuptuar plotësisht se si ndodhin këto procese të vetë-riparimit dhe aplikimin e tyre në një nivel industrial. është ende e gjatë. “Ne kemi demonstruar se çfarë ndodh me metalet nanokristaline në një vakum, por nuk e dimë nëse i njëjti proces vetë-shërues ndodh me metalet konvencionale në ajër,” shpjegon Boyce.

Lexo edhe :  Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

TEORIA E PARË. Për të thënë të vërtetën, nuk është hera e parë që dikush hipotezon aftësinë e metaleve – të paktën teorik – për të riparuar veten: ishte viti 2013 kur Michael Demkowicz, një ish-kërkues i MIT dhe aktualisht profesor në Universitetin A&M në Teksas, u nis një teori e cila , nëpërmjet një sërë simulimesh kompjuterike, tregoi se në kushte të caktuara metalet ishin në gjendje të vetë-saldonin thyerjet që rezultojnë nga përdorimi. Tani që kjo teori është demonstruar edhe në praktikë, ne vetëm duhet të hetojmë më tej për të kuptuar se si të shfrytëzojmë këtë veti të papritur të metaleve./Përshtati në shqip E.T

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV