Krifca: Pastrohet kanali ujitjës në Durrës, vadit 2 mijë ha tokë bujqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi se, “po punohet me prioritet për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës, në të gjithë territorin e vendit, për të ndihmuar fermerët për më shumë akses në vaditjen e tokave buqjësore”.

Ministrja informoi se, Drejtoria e Ujitje-Kullimit të rajonit Elbasan, Korçë po çliron kanalin e Durrësit nga bllokimet shumë vjeçare, me një gjatësi prej 6.5 kilometrash që përshkon 2000 hektarë toka prodhuese me vreshta, foragjere, misër etj., në zonën e Cërrikut.

“Jemi angazhuar t’i përgjigjemi kërkesës së fermerëve në këtë zonë, të cilët rrezikonin t’u përmbytej sipërfaqja e tokës gjatë sezonit të shirave, ndërsa tashmë me pastrimin e plotë të kanalit, infrastruktura kthehet optimale për kullim duke eleminuar rrezikun e përmbytjeve”, u shpreh Krifca.

Gjithashtu theksoi ministrja, jemi duke punuar në rrjetin kullues në të gjithë territorin për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për fermerët tanë, që ata të punojnë e të prodhojnë të mirat e tokës shqiptare gjatë gjithë vitit.

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për...

Frika nga Rusia, Gjermania planifikon shtim të bunkerëve

Gjermania po bën plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve të papërshkueshme nga bombat, ka thënë zyrtari më...

Mitaj, Shehu dhe Hysaj, tri lajmet e mira që morëm! Sylvinho, sytë nga Muçi!

Reflektime pas ndeshjes me Serbinë nga Fjala.al: 1. Mario Mitaj me siguri që brenda 3 vitesh do të jetë kapiteni i ardhshëm i kombëtares. Mbrojtësi...

Fitim Zekthi: Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza e tyre është kulturore

Është duke u diskutuar gjerësisht gjendja e opozitës në Shqipëri pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Gati çdo ditë diskutimi kryesor politik në vend...

Mashtrimi me emrin e Postës Shqiptare: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes...

Lajme të tjera

Web TV